Ndërlidhjet

logo-print

Dhoma miratoi planin Obama

  • RFE /RL

Presidenti Obama në takim me anëtarët e Kongresit amerikan

Presidenti Obama në takim me anëtarët e Kongresit amerikan

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteve të Bashkuara e miratoi planin e propozuar nga presidenti Barack Obama, lidhur me ndihmën për ekonominë amerikane. Demokratët shumicë e mbështetën planin, ndërsa ata republikanë e kundërshtuan atë.



Dhoma Përfaqësuese e Kongresit amerikan e ka miratuar planin e presidentit Barack Obama, prej 825 miliardë dollarësh për ripërtëritjen e ekonomisë.

Kryesisht votimi u bë sipas linjave partiake; ai u mbështet nga demokratët, që janë shumicë në këtë Dhomë, ndërsa u kundërshtua nga republikanët.
Nancy Pelosi


Rezultatet e votimit i shpalli kryesuesja e Dhomës Përfaqësuese, Nancy Pelosi.


"Në këtë votim po thanë 244 vetë, ndërsa kundër ishin 188. Ligji kaloi pa vërejtje", tha Nancy Pelosi.

Përfaqësuesi republikan, John Culberson, e kundërshtoi fuqishëm këtë plan.

"Ky dokument prej 647 faqesh paraqet njërin nga keqpërdorimet më të mëdha të autoritetit, që ndonjëherë e kemi parë", tha Kalberson.

Por, demokrati David Obey kishte qëndrim krejtësisht tjetër.

"Çdo javë, që ne vonohemi, do të thotë 100 mijë njerëz më tepër të papunë", tha David Obey.

Ky dokument tash duhet të kaloj edhe në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Pritet që diskutimi në Senat të zhvillohet javën e ardhshme.

Presidenti Barack Obama ka thënë se me këtë masë do të mundësohet injektimi i fondeve në ekonominë e Shteteve të Bashkuara, e cila po përballet me një krizë të thellë.
XS
SM
MD
LG