Ndërlidhjet

Rivalët kërkojnë dorëheqjen e Saakashvilit


Disa parti opozitare në Gjeorgji kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Mikhael Saakashvili.

Në një deklaratë të përbashkët ato, poashtu, akuzojnë presidentin për kurdisje në zgjedhjet e mëparshme dhe kërkojnë reforma zgjedhore.

Raportohet se opozita e përçarë e Gjeorgjisë kishte dështuar të jetë sfidë për presidentin Saakashvili në të kaluarën, por shumë analistë thonë se deklarata e sotme e përbashkët është sinjal për rritjen e presionit ndaj Saakashvilit, për udhëheqjen e tij gjatë luftës së Gjeorgjisë kundër Rusisë në gusht të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG