Ndërlidhjet

Piratët e rrëmbyen një anije gjermane


Piratët somalezë sot e kanë rrëmbyer një anije transportuese gejrmane në ujërat e Somalisë.

Zyrtarë në Kenia thonë se gjatë këtij rrëmbimi janë shkëmbyer të shtëna të fuqishme, por nuk është e qartë se a ishte ky shkëmbim zjarri ndërmjet grupeve të ndryshme të piratëve apo me marinat e jashtme, që patrullojnë në ujëra.

Sulmet e piratëve në ujërat e Somalisë kishin shënuar rritje të madhe gjatë vitit të kaluar.

Me rrëmbimin e sotëm, numri i anijeve të rrëmbyera nga piratët arriti në 16.
XS
SM
MD
LG