Ndërlidhjet

Castro kërkon kthimin e Guantanamos


Lideri i sëmurë kuban, Fidel Castro, dëshiron që Shtetet e Bashkuara t'ia kthejnë Kubës bazën detare në Guantanamo.

Në shkrimin e tij në një faqe qeveritare në internet, Fidel Castro tha se mbajtja e bazës në Guantanamo paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Kuba, në afat të pakufizuar, u ka dhënë me qira Shteteve të Bashkuara bazën në vitin 1903, pasi Shtetet e Bashkuara e okupuan këtë vend gjatë luftës spanjollo-amerikane në vitin 1898.
XS
SM
MD
LG