Ndërlidhjet

Ban: Kërkohet ndihmë për Rripin e Gazës


Kombet e Bashkuara kanë kërkuar një ndihmë urgjente prej 613 milionë dollarësh për ta ndihmuar rindërtimin e Rripit të Gazës, pas sulmeve izraelite.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, tha se i gjithë komuniteti ndërkombëtar, përfshirë edhe Izraelin, duhet të marrë pjesë në rikonstruktimin e Rripit të Gazës.

Ai tha se 613 milionë dollarët do të mjaftonin për kërkesat e OKB-së dhe të organizatave të tjera humanitare për periudhën e ardhshme 9 mujore.

OKB-ja vlerëson se 21 mijë shtëpi janë shkatërruar ose janë dëmtuar shumë nga ofensiva izraelite trijavëshe, që kishte për qëllim ndaljen e hedhjes së raketave të Hamasit nga Gaza në Izrael.
XS
SM
MD
LG