Ndërlidhjet

logo-print

BE dhe Kina nënshkruan marrëveshje milionëshe


Kina dhe Bashkimi Evropian nënshkruan sot disa marrëveshje në vlerë prej 60 milionë euro pas takimit të kryeministrit, Wen Jiabao, me zyrtarët e lartë të BE-së.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso tha se Bashkimi Evropian dhe Kina janë dakorduar që së shpejti të mbajnë një samit BE-Kinë.

Nga fundi i nëntorit, 2008, Kina hoqi dorë nga samiti me BE-në në shenjë proteste ndaj takimit të presidentit të Francës Nicolas Sarkozy, i cili kryesonte BE-në, me liderin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama.
XS
SM
MD
LG