Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviq: Do pengojmë hyrjen e serbëve në FSK


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq ka thënë se ai dhe kryetarët e komunave në veri të Kosovës do të bëjnë çmos që të pengojnë pjesëmarrjen e serbëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilën ai e ka quajtur të papranueshëm.

Pas një takimi me kryetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Bogdanoviq u ka bërë thirrje serbëve dhe joshqiptarëve të mos marrin pjesë në punën e FSK-së, sepse formimi i saj është në kundërshtim me rezolutën 1244.
XS
SM
MD
LG