Ndërlidhjet

logo-print

BE: Islanda mund të fitojë anëtarësim të hershëm


Bashkimi Evropian ka thënë se Islanda mund të fitojë anëtarësim të parakohshëm në BE nëqoftëse aplikon për ta shuar krizën finansiare.

Komisioneri për Zgjërim, Olli Rehn citohet nga e përditshmja "Guardian" të ketë thënë se nëse Islanda aplikon së shpejti dhe nëse negociatat shpejtohen, Kroacia dhe Islanda mund të hyjnë në BE paralelisht.

Kroacia shpreson që sivjet t'i përmbyllë bisedimet për anëtarësim dhe t'i bashkohet BE-së në vitin 2011.

Sistemi finansiar i Islandës kollapsoi në vitin 2008 nën barrën e borxhit të jashtëm miliarda dollarësh, të cilin e kishin akumuluar bankat e saj.
XS
SM
MD
LG