Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Grup punues për shtresën e mesme


Presidenti Barack Obama ka formuar sot një grup punues për të ndihmuar shtresën e mesme në Shtetet e Bashkuara, e cila është e rrezikuar me krizën ekonomike në rritje.

"Sot mësuam se në tre muajt e fundit të 2008-ës, ekonomia jonë u tkurr për 3.8%. jo është tkurrja më e keqe në tre dekadat e fundit. Ky nuk është vetëm një koncept ekonomik, por vazhdim i katastrofës për familjet punëtore të Amerikës", tha presidenti amerikan.

Obama gjithashtu shprehu kënaqësinë që Dhoma Përfaqësuese e miratoi planin e tij ekonomik, dhe shfaqi shpresën se planin do ta mbështesin edhe senatorët republikanë.
XS
SM
MD
LG