Ndërlidhjet

Në Irak mbahen zgjedhjet provinciale


Nën masat e jashtëzakonshme të sigurisë, në Irak po mbahen votimet provinciale, të parat në këtë vend nga viti 2005. Rreth 14 mijë kandidatë bëjnë garë për 440 vende në 18 provincat e Irakut. Të drejtën e votës e kanë rreth 15 milionë irakianë, ndërsa rezultatet pritet të bëhen të ditura javën e ardhshme.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs i ka përshkruar votimet si një ngjarje e rëndësishme për zhvillimet demokratike në Irak dhe ka shtuar se presidenti Obama, që ka mbështetur tërheqjen e trupave nga Iraku, do t'i përcjellë zgjedhjet nga afër.
XS
SM
MD
LG