Ndërlidhjet

Levin: Partneritet i ri me Rusinë


Kryesuesi i Komitetit për forcat e armatosura të Senatit amerikan Karl Levin ka shfaqur bindjen se ka ardhur koha që Shtetet e Bashkuara të fillojnë një partneritet të ri me Rusinë me qëllim të mbrojtjes nga raketat iraniane.
Senatori Levin nga Partia Demokratike ka thënë se për këtë çështje ka biseduar me këshilltarët e presidentit Obama dhe me sekreataren e shtetit Hilari Clinton dhe se ata janë të hapur për këtë ide.
XS
SM
MD
LG