Ndërlidhjet

Jushqenko: Ukraina para "katastrofës sociale"


Presidenti i Ukrainës Viktor Jushqenko ka deklaruar se vendi i tij do të rrespektoj kontratat e reja që rivalja e tij kryeministresha Julia Timoshenko këtë muaj i ka nënshkruar me Rusinë për furnizimin e Evropës me gaz natyror. Në një paraqitje televizive Jushqenko ka kritikuar këto kontrata për të cilat ka thënë se do të rezultojn me çmim më të lartë të gazit për Ukrainën që për rrjedhojë do të keqësojn gjendjen ekonomike. Ai ka thënë se i druan një "katastrofe sociale" në Ukrainë për shkak të krizës ekonomike.
XS
SM
MD
LG