Ndërlidhjet

Erdogan fajëson botën për izolimin e Hamasit


Kryeministri i Turqisë Recep Tayyip Erdogan, e ka fajësuar politikën e izolimit të lëvizjes islamiste Hamas si shkak për tensionet në Rripin e Gazës.

Në një intervistë për të përditshmen "Washington Post", Erdogan ka theksuar se legjitimiteti i lëvizjes duhet të njihet sepse ajo i fitoi zgjedhjet në Gaza.

Lideri i Turqisë gjithashtu e quajti Palestinën "një burg nën qiell të hapur", dhe tha se Hamasi nuk mund ta ndryshojë situatën.

Të enjten, Erdogan e braktisi Forumin Ekonomik Botëror në Davos pas një shkëmbimi të ashpër të akuzave me presidentin e Izraelit, Shimon Peres.
XS
SM
MD
LG