Ndërlidhjet

Mitchell: Obama e ka prioritet Lindjen e Mesme


I dërguari i Shteteve të Bashkuara George Mitchell u takua sot me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Salah Bashir.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme thuhet se Mitchell ka thënë se administrata e presidentit të SHBA, Barack Obama do t'i japë prioritet procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Ministri i Jashtëm jordanez ka bërë thirrje për "bashkëpunim në përpjekjet globale për të filluar negociatat serioze, të cilat synojnë arritjen e paqes bazuar mbi zgjedhjen për dy shtete, siç parasheh nisma paqësore Arabe".

Mitchell mbërriti në Amman paraditën e sotme.
XS
SM
MD
LG