Ndërlidhjet

OBSH: Kosova t'i mbyllë kampet e kontaminuara


Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se Kosova duhet t'i mbyllë kampet e kontaminuara me plumb në veri të Mitrovicës, në të cilat jetojnë reth 100 familje rome.

Drejtorja rajonale e OBSH, Dorit Nitzan tha se testet kanë treguar se nivelet e kontaminimit janë "të rënda", megjithëse po shënojnë rënie.

Nitzan gjithashtu tha se zona duhet të shpallet e rrezikshme për njerëzit, ndërsa banorët duhet të shpërngulen.
XS
SM
MD
LG