Ndërlidhjet

Moskë: Mbi 40 të arrestuar në protestat antiqeveritare


Policia ruse ka arrestuar më shumë se 40 vetë gjatë protestave në Moskë kundër politikave të qeverisë.

Aktivistët e opozitës ruse, të cilët protestuan edhe në disa qytete tjera, bënë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit, Vladimir Putin.

Në Shën Petersburg, prania e fortë e policisë para nisjes së një proteste masovike, bëri që tubimi të anulohet.

Policia ka tërhequr vërejtjen se do t'i shtypë ngjarjet e paparalajmëruara.

Protestuesit janë nga Partia Nacional Bolshevike, e cila është e ndaluar, e deri te mbështetësit e ish kampionit botëror në shah, liberalit Gari Kasparov.

Lideri i radikalëve të majtë Eduard Limonov është njëri nga të arrestuarit në Moskë.
XS
SM
MD
LG