Ndërlidhjet

Irakianët votuan në zgjedhjet provinciale


Nën masa të rrepta sigurie, në Irak u mbajtën votimet provinciale, të parat në këtë vend nga viti 2005. Rreth 14 mijë kandidatë garojnë për 440 vende në 18 provincat. Të drejtën e votës e kanë rreth 15 milionë irakianë, ndërsa rezultatet shpallen javën e ardhshme.

Kryeministri Nuri al-Maliki e përshëndeti, siç tha, daljen e madhe në zgjedhje.

Për t'i mbrojtur votuesit nga sulmet e mundshme, mijëra policë dhe trupa u shpërndanë në qendrat e votimit.

Automjeteve iu ndalua qarkullimi nëpër qytete, për të shmangur rrezikun nga ndonjë autobombë.
XS
SM
MD
LG