Ndërlidhjet

Mitchell viziton Arabinë Saudite


I dërguari i Shteteve të Bashkuara George Mitchell ka mbërritur në Arabinë Saudite, në ndalesën e fundit të turit të tij në rajon, i cili synon ringjalljen e përpjekjeve paqësore.

Mitchell mbërriti në Riad nga Jordania, ku tha se administrata e presidentit të SHBA, Barack Obama do t'i japë prioritet procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Mbreti i Jordanisë Abdullah II, u takua me emisarin Mitchell dhe i bëri thirrje Uashingtonit që t'i vazhdojë përpjekjet për të zhbllokuar zgjidhjen për dy shtete ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Mitchell gjithashtu vizitoi Egjiptin dhe Izraelin, ndërsa bisedoi me kryeministrin Ehud Olmert dhe presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
XS
SM
MD
LG