Ndërlidhjet

Rusi: Policia arrestoi më se 40 vetë


Policia e Rusisë ka arrestuar më se 40 vetë gjatë protestave të djeshme në Moskë kundër politikave të qeverisë.

Veprimtarët opozitarë, që kishin mbajtur tubime edhe në qytetet e tjera, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Vlladimir Putin.

Në Petersburg, prania e madhe e forcave policore, kishte ndikuar që të mos mbahet tubimi i planifikuar protestues.

Në spektrin e grupeve që protestonin, përfshiheshin mbështetësit duke filluar nga Partia Kombëtare Bolshevike e deri te ata të partisë së ish kampionit botëror në shah, Garry Kasparov, që tash është kritik i ashpër i Kremlinit.

Në mesin e personave të arrestuar në Moskë, ishte edhe lideri i së majtës radikale, Eduard Limonov.
XS
SM
MD
LG