Ndërlidhjet

Olmert: Izraeli do të përgjigjet fuqishëm


Kryeministri izraelit, Ehud Olmert, sot ka shfaqur përkushtimin e tij për përgjigjje tejet të ashpër ndaj sulmeve me raketa nga Gaza.

Ai tha se qeveria e tij do të ndërmarrë aksion të rëndë ndaj çfarëdo sulmi të mëtejmë me raketa nga Rripi i Gazës në territorin izraelit.

Këto komente u bënë pasi sot katër raketa goditën Izraelin, por nuk kanë shkaktuar viktima ose dëme.

Këto sulme u bënë përkundër armëpushimit të 18 janarit, me të cilin u ndalë lufta tri javëshe ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
XS
SM
MD
LG