Ndërlidhjet

Londër: U arrestuan protestuesit tibetianë


Policia në Londër ka arrestuar 5 demonstrues pro tibetianë gjatë vizitës në Londër të kryeministrit kinez, Wen Jiabao.

Protestuesit i kishin kaluar barrierat policore dhe ishin përpjekur të vrapojnë kah ndërtesa e ambasadës kineze, derisa Wen Jiabao arriti atje.

Në anët tjetër të rrugës, kryeministrin e Kinës e pritën afro 200 demonstrues pro kinezë.

Zoti Wen ndodhet në Londër për një vizitë triditëshe në Britani, që duket se është e fokusuar në krijimin e lidhjeve ekonomike dhe luftimin e krizës globale aktuale.
XS
SM
MD
LG