Ndërlidhjet

Mitchell në Paris, sulme në Gaza


Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy është takuar sot me presidentin palestinez, Mahmud Abbas dhe kryeministrin e Katarit, në përpjekje për të farkuar ndërprerje të qëndrueshme të dhunës në Rripin e Gazës.

Ndërkohë, i dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, George MItchell u takua me ministrin e Jashtëm Bernard Kouchner.

Po sot, burimet mjekësore palestineze thanë se një paletinez u vra dhe të paktën tre u plagosën nga sulmi ajror izraelit në Gaza.

Ushtria e Izraelit tha se sulmi kishte në shënjestër një automjet që mbarte militantë.

Gjatë natës, aeroplanët izraelitë kanë sulmuar pozitat e Hamasit dhe tunelet që përdoren për furnizim me armë nga Egjipti.

Rifillimi i dhunës vjen dy javë pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, që i dha fund luftës 22 ditëshe. Gjatë kësaj lufte u vranë rreth 1300 palestinezë.
XS
SM
MD
LG