Ndërlidhjet

Protestuesi hedh këpucë kryeministrit kinez


Një protestues ia ka hedhur këpucën kryeministrit kinez Wen Jiabao në kohën kur ai po mbante një fjalim në Universitetin Cambridge në Britani.

Këpuca ra një metër nga Wen, i cili në atë çast ishte duke folur për ekonominë globale.

Protestuesi, i cili u kap nga rojet e universitetit, brohoriti: "Si mundet universiteti të prostituojë veten me një diktator"?

Protesta i ngjan asaj të gazetarit irakian, i cili i hodhi këpucët e tij ish presidentit amerikan George Bush gjatë vizitës së tij lamtumirëse në Irak në dhjetor.
XS
SM
MD
LG