Ndërlidhjet

Sidnej: Vasilkoviq t'i dorëzohet Kroacisë


Një gjykatë në Australi ka vendosur që ta refuzoj ankesën e Dragan Vasilkoviqit, i njohur si kapetani Dragan, lidhur me vendimin për ekstradimin e tij në Kroaci, ku ai akuzohet për krime të luftës.

Dragan Vasilkoviq, që ka shtetësi australiane, është arrestuar në vitin 2006, me kërkesë të autoriteteve të Kroacisë, që e akuzojnë për krime të luftës në periudhën 1991-93.

Gjyqtari Denis Kaudroj i ka hedhur poshtë deklaratat e Dragan Vasilkoviqit, se vendimet e mëparshme të gjykatave në Australi ishin kundër tij dhe se në Kroaci nuk do të ketë gjykim të drejtë.
XS
SM
MD
LG