Ndërlidhjet

Hagë: GJND e zgjidhë kontestin Rumani-Ukrainë


Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka përcaktuar kufirin ndërmjet Rumanisë dhe Ukrainës në Detin e Zi, duke e zgjidhur kështu kontestin e vjetër disa dekada në hapësirën që mendohet se është e pasur me naftë dhe gaz.

Një përfaqësues i ekipit të juristëve rumunë tha se vendimi i kësaj gjykate, i jep Rumanisë afro katër të pestat e hapësirës që ajo e kërkonte.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Ukrainës vlerësoi se vendimi ishte "një kompromis i mençur".

Kërkesa e Rumanisë për qartësimin e kufirit me Ukrainën ishte bërë në vitin 2004, pasi për disa vite të bisedimeve me Ukrainën nuk ishte arritur marrëveshje.
XS
SM
MD
LG