Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Jemi të gatshëm të bisedojmë me liderët e Kosovës


Presidenti Boris Tadiq, tha se Serbia ka vullnet të bisedoj me liderët shqiptarë të Kosovës për çështjet ditore.

"Ne jemi të gatshëm të bisedojmë për çështjet ditore, që kanë të bëjnë me jetën e përditshme me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve të Kosovës, por këto çështje nuk mund ta vëjnë në pikëpyetje, integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë", tha Boris Tadiq.

Zyrtarët më të lartë të Kosovës kanë thënë se çfarëdo bisedimes me Serbinë mund të mbahen vetëm në nivelin e dy shteteve të barabarta.
XS
SM
MD
LG