Ndërlidhjet

logo-print

H. Clinton ftoi për shtet të pavarur palestinez


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, sot ka bërë thirrje për një "shtet të pavarur dhe të qëndrueshëm" palestinez në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, si qëllim të zgjidhjes me negociata me Izraelin.

Duke folur në Uashington, zonja Clinton, poashtu, i bëri ftesë Hamsit që t'i ndalë sulmet me raketa nga Gaza në Izrael.

- Hamasi e di se duhet t'i ndalë raketat brenda Izraelit. Dje kishte raketa, sot në mëngjes kishte raketa. Është shumë vështirë që të kërkohet nga secili vend, që të mos mbrohet nga sulmet e këtilla të vazhdueshme, tha Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG