Ndërlidhjet

Ban: Afganistani përparësi në 2009


Afganistani do të jetë përparësi e Kombeve të Bashkuara gjatë vitit 2009, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Komentet e Ban u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin afgan Hamid Karzai. Ban po zhvillon një vizitë të paparalajmëruar në Afganistan.

Sipas Kombeve të Bashkuara siguria në Afganistan arriti në nivelin më të ulët gjatë vitit 2008.

Pas Afganistanit Ban do të udhëtojë drejt Pakistanit ku do të bëjë publik komisionin e OKB-së për hetimin e vrasjes së ish kryeministres Benazir Butto.
XS
SM
MD
LG