Ndërlidhjet

logo-print

6 fuqitë mirëpresin ofertën Obama për Iranin


Përfaqësuesit e gjashtë fuqive të mëdha janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhje diplomatike lidhur me programet bërthamore të Iranit.

Zyrtarë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania thanë se mirëpresin ofertën e ardhur nga presidenti Barack Obama për bisedime të drejtpërdrejta me Teheranin rreth programeve bërthamore.

Takimi i gjashtë fuqive të mëdha erdhi një ditë pas lëshimit të satelitit në hapësirë nga Irani. Perëndimi i druhet mundësisë se Teherani mund ta përdorë një teknologji të tillë për lëshimin e kokave bërthamore.

Irani nuk pranon të pezullojë programet për pasurimin e uraniumit.
XS
SM
MD
LG