Ndërlidhjet

Merkel debat me Papën për Holokaustin


Selia e Shenjtë ka kërkuar nga një peshkop tradicionalist që të tërheqë deklaratat e tij ku ka mohuar Holokaustin. Vatikani njofton se Papa nuk ishte i informuar për sjelljen e peshkopit në fjalë kur e tërhoqi vendimin për çkishërimin e tij.

Veprimi i Papës ngjalli debate në Gjermani, vendlindja e Benediktit të XVI-të.

"Sipas meje kjo nuk shqetëson vetëm komunitetin e krishterë, atë katolik apo vetëm komunitetin hebrej në gjermani. Papa dhe Vatkani duhet ta bëjë shumë të qartë se nuk mund të ketë mohim të Holokaustit dhe se duhet të kemi raporte të mir ame bashkësinë hebreje. Deri tani nuk besoj se ka pasur deklarata të qarta.", tha kancelarja Merkel.
XS
SM
MD
LG