Ndërlidhjet

logo-print

Smakaj, drejtor i AKI-t


Bashkim Smakaj është emëruar drejtor i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Lajmi u bë i ditur nga presidenti Fatmir Sejdiu. Smakaj ka qenë zyrtar i lartë në policinë kufitare të Kosovës dhe mandati i tij si drejtor i AKI-t zgjat pesë vjet.

Smakaj përmes një deklarate theksoi se Agjencia "do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do jetë e hapur për të gjitha bashkësitë".

Ai ka shtuar se në mesin e detyrave kryesore të AKI-t do të jenë mbledhja e informacionece, kundërspiunazhi, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
XS
SM
MD
LG