Ndërlidhjet

logo-print

PE kundër ndarjes së Kosovës


Parlamenti Evropian ka përfunduar debatin rreth Kosovës një vit pas shpalljes së pavarësisë. Nesër pritet dhe miratimi i një rezolute rreth zhvillimeve në Kosovë.

Shumica e deputetëve evropianë theksuan rëndësinë e tërësisë territoriale të Kosovës duke u shprehur vendosmërisht kundër ndarjes.

Një numër i kufizuar deputetësh si ata rumunë apo të grupimit komunist kërkuan mbajtjen e një konference ndërkombëtare për statusin e Kosovës apo lejimin e veriut të vendit t'i bashkohet Serbisë.

Në rezolutën që pritet të miratohet nesër do përsëritet kundërshtimi për ndarjen e Kosovës, mbështetja për EULEX-in dhe do t'i kërkohet qeverisë së Kosovës luftë më e vendosur dhe efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
XS
SM
MD
LG