Ndërlidhjet

Ban: Ndryshimet klimatike janë shqetësuese


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, u bëri thirrje vendeve të arrijnë pajtim për problemet ambientale. Duke folur në konferencën tri ditore në New Delhi, Ban tha se situata po keqësohet në mënyrë drastike. Sipas tij dështimet në luftën kundër ndryshimeve klimatike do të rrisin varfërinë dhe vuajtjet. Ban Ki Moon shtoi se vendet duhet të arrijnë marrëveshje për reduktimit e emitimit të karbonit në takimin e Kopenhagës që mbahet në dhjetor të këtij viti.
XS
SM
MD
LG