Ndërlidhjet

Zannier takon Thaçin dhe Sejdiun


Shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara, Lamberto Zannier, zhvillon një takim sot me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Temë diskutimesh është mundësia e zhvillimit të bisedimeve midis Prishtinës dhe Beogradit, mbi siç thuhet, çështje teknike.

Të dyja palët mbajnë qëndrime diametralisht të kundërta, posaçërisht në raport me planin gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, të cilin Beogradi kërkon ta zbatojë, ndërkohë që Prishtina e ka shpallur të vdekur.
XS
SM
MD
LG