Ndërlidhjet

Bakoyannis viziton Shqipërinë më 9 shkurt


Kryesuesja e OSBE-së, Dora Bakoyannis, njëherësh ministre e jashtme e Greqisë, më 9 shkurt do ta vizitoj Shqipërinë, ka njoftuar zyra e OSBE-së në Tiranë.

Gjatë vizitës njëditëshe ajo do të takohet me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë dhe me liderë politikë.

Pritet që gjatë këtyre takimeve, pos tjerash, do të diskutohet edhe për bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-në.

Në fillim të kësaj jave, Dora Bakoyannis vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.
XS
SM
MD
LG