Ndërlidhjet

logo-print

Pragë: Vazhdojnë misionet në Kosovë dhe Afganistan


Parlamenti i Çekisë ka vendosur që ta vazhdoj mandatin e misioneve ushtarake të këtij vendi në Kosovë dhe në Afganistan.

Mandati i këtyre trupave pat përfunduar në fund të vitit 2008, kështu që ekzistonte rreziku që, pa vendimin e parlamentit, qeveria do të ishte e detyruar, që të gjithë ushtarët e saj në misionet e jashtme t'i tërhiqte.

Aktualisht Çekia i ka afro 580 ushtarë në Afganistan dhe 430 në Kosovë.
XS
SM
MD
LG