Ndërlidhjet

Këshilli Britanik i pezulloi operacionet në Iran


Këshilli Britanik thotë se i ka pezulluar operacionet e tij në Iran. Kjo organizatë kulturore, që në masë të madhe financohet nga Zyra e Jashtme Britanike, tha se "nuk ka zgjidhje" tjetër, pasi shumica e personelit në zyrën e saj në Teheran ishin ftuar nga autoritetet për "intervista", gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.

Me këtë rast autoritetet u kishin thënë të intervistuarve që të jepnin dorëheqje nga vendet e tyre të punës.

Dy punëtorëve u ishin konfiskuar pasaportat.

Martin Davidson nga Këshilli Britanik tha se veprimet e autoriteteve të Iranit ishin të "papranueshme".
XS
SM
MD
LG