Ndërlidhjet

logo-print

Diskutohet për bazën amerikane në Kirgizi


Kryeministri i Kirgizisë, Igor Chudinov, tha sot se qeveria e tij ende po zhvillon bisedime lidhur me bazën ushtarake amerikane në Kirgizi.

Këto komente u bënë pasi dje, kryetari i Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev, tha se baza do të mbyllej.

Ai këtë deklaratë e bëri në Moskë, pasi i siguroi 2 miliardë diollarë kredi dhe ndihma të tjera nga Rusia për Kirgizinë.

Propozimi për mbylljen e bazës ushtarake amerikane është paraqitur në Parlamentin e Kirgizisë, por ende nuk dihet se kur do të votohet për këtë dokument.

Baza ajrore në Manas është shumë e rëndësishme për operacionet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Afganistan.

Pentagoni ka shfaqur shpresën se forcave amerikane do tu lejohet që ta shfrytëzojnë këtë bazë.
XS
SM
MD
LG