Ndërlidhjet

Piratët e liruan anijen e Ukrainës


Raportohet se piratët në Somali kanë liruar një anije të Ukrainës që transportonte tanke dhe armamtim tjetër, pasi u ishte bërë pagesa në të holla.

Anija Faina, që ishte rrëmbyer në shtator të vitit 2008, transportonte 33 tanke të prodhimit të dikurshëm sovjetik dhe armatime të tjera. Në anije ishte edhe ekuipazhi prej 20 vetësh.

Negociatorët dhe liderët e piratëve thanë se piratët e liruan anijen pasi u ishte paguar shuma prej 3.2 milionë dollarësh. Duket se kjo shumë ishte paguar nga pronarët e anijes.
XS
SM
MD
LG