Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Aleatët e kryeministrit - fitues në zgjedhje


Komisioni Zgjedhor i Irakut njoftoi se aleatët e kryeministrit Nuri al-Maliki, kanë fituar në zgjedhjet lokale në Bagdad dhe në tetë provinca të tjera në Irak.

Sipas Komisionit, Koalicioni i shtetit të së drejtës, fitoi 38 % të votave në Bagdad, ndërsa aleatët e klerikut shiit anti amerikan, Muqtada al-Sadr dhe partia sunite fituan nga 9 %.

Në Basra, që është qyteti i Dytë më i madh në irak, mbështetësit e Nuri al-Malikit fituan 37 % të votave. partia më e madhe shiite, Këshilli Suprem Islamik i Irakut, fitoi 11.6 %.

Kryetari i Komisionit të zgjedhjeve, Qassim Abudi, tha se afro 90 përqind e votave tashmë janë llogaritur.

Zgjedhjet lokale të së shtunës u mbajtën në 14 prej gjithsej 18 provincave në Irak. Ky ishte votimi më paqësor prej marsit të vitit 2003, kur Iraku u invadua nga forcat e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG