Ndërlidhjet

logo-print

ABBA këndon për Putinin, kryeministri rus mohon


Grupi muzikor ABBA tha se ka kënduar një koncert privat për kryeministrin e Rusisë, Vladimir Putin.

Rod Stephen, themelues i grupit britanik Bjorn Again, tha se katër anëtarët e grupit suedez ABBA kanë udhëtuar 320 km në veri të Moskës në 22 janar dhe kanë kënduar në brigjet e liqenit Valdai.

Stephen tha se Putin ka vallëzuar me këngët e ABBA-s, si "Dancing Queen" dhe "Waterloo", dhe veçanërisht është gëzuar nga kënga "Mamma Mia".

Zëdhënësi i Putinit Dmitry Peskov mohoi se Putin ka marrë pjesë në një koncert të tillë.
XS
SM
MD
LG