Ndërlidhjet

Moskë: Delegacion i BE takon udhëheqësit rusë


Kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso bisedoi me presidentin rus Dmitry Medvedev për marrëdhëniet e acaruara BE-Rusi lidhur me çështjet e energjisë dhe të politikës.

Bashkimi Evropian i pezulloi bisedimet për "partneritet strategjik" me Rusinë pas luftës së Rusisë me Gjeorgjinë në gushtin e kaluar.

Niveli i raporteve ra edhe më shumë kur nga kontesti Rusi-Ukrainë u ndëprenë dërgesat e gazit rus në Evropë.

Barroso, i cili shoqërohet nga nëntë anëtarë të ekzekutivit të BE-së, do të zhvillojë bisedime edhe me kryeministrin Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG