Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Gjykata e liroi shkencëtarin bërthamor


Gjykata e Lartë e Pakistanit sot e liroi shkencëtarin bërthamor, Abdul Qadeer, pesë vjet pasi u vuri në arrest shtëpiak, për shkak se kishte operuar një rrjetë të proliferimit.

Babai i bombës bërthamore të Pakistanit, 72-vjeçari Khan, konsiderohet si hero nga shumica e pakistanezëve.

Në vitin 2004, ai pranoi në televizion se i ka shitur sekrete bërthamore Iranit, Libisë dhe Koresë së Veriut.

Qeveria e atëhershme e presidentit Pervez Musharraf e fali shkencëtarin, por e mbajti nën arrest shtëpiak.

Pakistani asnjëherë nuk i lejoi hetuesit e huaj që ta marrin në pyetje Khanin.
XS
SM
MD
LG