Ndërlidhjet

Pakistan: Vriten 52 militantë


Zyrtarët thanë se helikopterët ushtarakë të armatës pakistaneze kanë vrarë sot 52 militantë në jug të vendit në grykën Khyber, e cila ka rëndësi jetike për forcat e Perëndimit në Afganistan.

Një zyrtar lokal tha se helikopterët kanë shkatërruar edhe sasi të mëdha municioni dhe tetë automjete.

Bilanci i viktimave nuk ka mundur të verifikohet nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG