Ndërlidhjet

logo-print

Mynihu pranon 17 Ujgurë nga Guantanamo


Qyteti gjerman i Mynihut është ofruar të bëhet vendbanimi i ardhshëm i 17 Ujgurëve etnikë, të cilët ndodheshin në burgun ushtarak amerikan në Guantanamo, Kubë.

Të gjithë të 17 janë liruar nga akuzat për terrorizëm, por Uashingtoni refuzon t'i riatdhesojë në Kinë nga frika se mund të përndjeken.

Pekini ka kërkuar kthimin e tyre, me arsyetimin se ata kërkohen për aktivitete të ndërlidhura me terrorizëm në Kinë.

Tash Mynihu do të jetë shtëpia e komunitetit më të madh të Ujgurëve etnikë jashtë Kinës.
XS
SM
MD
LG