Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Kongresi të miratojë planin ekonomik


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama përsëri i ka bërë presion Kongresit, duke thënë se do të ishte "e paarsyeshme dhe e pafalshme" që të shtyhet miratimi i planit stimulues të ekonomisë, në kohën kur papunësia në vend po rritet.

"Muajin e kaluar, 600 mijë amerikanë të tjerë e humbën punën. Ky është muaji më i keq në 35 vjet. Departamenti i Punës gjithashtu raportoi se 3.6 milionë vende pune janë humbur gjatë vitit 2008" tha Obama.

Presidenti amerikan i bëri këto komente me rastin e shpalljes së emrave të anëtarëve të bordit për rimëkëmbjen e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG