Ndërlidhjet

SHBA e NATO kundër planeve ruse


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhjen për planet ruse që të vendosë baza ushtarake në dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë, në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.

Departamenti i Shtetit njofton se kjo paraqet shkelje të armëpushimit mes Gjeorgjisë dhe Rusisë, të arritur pas luftimeve të gushtit të 2008.

Reagimet amerikane erdhën pas deklaratave të NATO-s se kreu i Aleancës dhe zëvendëskryeministri rus kishin mosmarrëveshje rreth planeve ruse për ngritjen e bazave ushtarake në territoret e Gjeorgjisë.

Takimi De Hoop Scheffer-Ivanov në Mynih ishte takimi i parë i nivelit të lartë NATO-Rusi që nga gushti i 2008.
XS
SM
MD
LG