Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Mund të bisedojmë vetëm për status


Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, deklaroi se Serbia "nuk u shmanget bisedimeve me shqiptarët, por vetëm në kuadër të rezolutës 1244 dhe nga pozicioni i neutralitetuit të statusit" të Kosovës.

"Nuk dëshirojmë të zhvillojmë negociata me përfaqësuesit e institucioneve, që njëanshëm e kanë shpallur pavarësinë", tha ministri Bogdanoviq për gazetat beogradase, duke theksuar se "me Prishtinën mund të bisedojmë vetëm për statusin".

Ai mëtutje, paralajmëroi se së shpejti do të takohet me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zanier, për të biseduar për planin 6 pikësh.
XS
SM
MD
LG