Ndërlidhjet

I rrëmbyeri polak në Pakistan u vra


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha sot se ka "konfirmime joformale" se shtetasi i Polonisë, Piotr Stanczak, i zënë peng në Pakistan, është vrarë.

Më herët gjatë ditës, talibanët njoftuan se e kanë vrarë inxhinierin polak, që ishte rrëmbyer vitin e kaluar në Pakistan.

Në fund të muajit shtator të vitit të kaluar, Piotr Stanczak, ishte rrëmbyer nga persona të armatosur, që i kishin vrarë dy shoferët dhe truprojën e tij në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Ai punonte për kompaninë energjetike të Polonisë.

Pohimet e talibanëve se e kanë vrarë të rrëmbyerin Stanczak u bënë vetëm disa orë, pasi kryeministri Tusk u tha gazetarëve se nuk do të paguhet kurrfarë shume për lirimin e inxhinierit polak.
XS
SM
MD
LG