Ndërlidhjet

logo-print

Senati arriti kompromis për planin Obama


Demokratët dhe republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara kanë arritur kompromis për pakon stimuluese për ekonominë në vlerë prej 780 miliardë dollarësh.

Votimi për këtë dokument në Senat mund të bëhet sot më vonë gjatë ditës ose nesër.

Kompromisi u arritë pasi presidenti Barack Obama kërkoi nga Senati, që menjëherë të ndërmarrë aksion.

Obama theksoi se të dhënat më të reja tregojnë se në ekonominë e Shteteve të Bashkuara janë humbur afro 600 mijë vende të punës në muajin janar, duke e ngritur në 7.6% shkallën e papunësisë në Amerikë.
XS
SM
MD
LG